Pa “make-up” e filtra, Antonela zhgënjen me fotot në realitet

Mediale Vip

Pa “make-up” e filtra, Antonela zhgënjen me fotot në realitet

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:06
Antonela Berisha

Veç famës që ka marrë nga formatet “reality” ku ka marrë pjesë, Antonela Berisha është shumë popullore edhe në rrjetet sociale. Ishkonkurrentja “Big Brother” numëron rreth 500 mijë ndjekës në “Instagram”. Në fotot e ndryshme që ajo publikon shfaqet gjithnjë në topformë, ku nuk i ndal pozat sensuale.

Së fundi, në disa poza të reja ajo ka shkruar: “Shif me sy e so për ty”, krah fotos ku duket tejet seksi.

Por, duket se jo gjithmonë ajo çfarë shohim në rrjetet sociale është edhe në realitet. Larg filtrave dhe pa “makeup”, Antonela duket tërësisht ndryshe. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të saj nga e përditshmja dhe duhet thënë se ndryshimi është i dallueshëm.

Image
Antonela Berisha

Të shpeshta janë fotot e saj ku duket tërësisht ndryshe para se të bëhej e famshme. Por këto foto, janë të shkrepura së fundmi, ku Antonela është një imazhi i njohur në vendin tonë, por jo vetëm. Do të na duhet të presim sezonin e ardhshëm televiziv për të parë nëse ajo do të jetë prezentë sërish në ekran. E deri atëherë do të vijojmë ta ndjekim në rrjetet e saj sociale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat