Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me MC Kreshën publikohet të mërkurën

Mediale Vip

Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me MC Kreshën publikohet të mërkurën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 20:45
Luana Vjollca me MC Kreshën

Prej vitesh moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është fokusuar edhe në muzikë.

Ajo numëron disa këngë që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe me sa duket nuk planifikon të ndalet.

Përmes rrëfimeve që ka bërë prej javësh me projektin “Thuaje” duke prekur tematika të ndjeshme dhe sensibilizuese për shoqërinë, Luana po ashtu ka lansuar këngën për secilën pjesë të tij.

Ndërsa, këtë herë ajo ka bashkuar forcat me reperin e njohur nga Kosova, MC Kresha.

Dyshja kanë bashkëpunuar për projektin me titullin “Nuk o ka ma qet” që pritet të publikohet nesër (e mërkure).

“Nesër ora 18:00, ‘Nuk o ka ma qet”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit ku shihet në një imazh bashkë me reperin të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

Në anën tjetër, Luana ka kohë që është larguar nga ekranet televizive duke mos treguar nëse po planifikon të rikthehet me ndonjë program të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat