Shawn Mendes njofton shtyrjen e turneut botëror

Mediale Vip

Shawn Mendes njofton shtyrjen e turneut botëror

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 17:20
Shawn Mendes

Shawn Mendes ka njoftuar se do të bëjë një pushim nga turneu i tij botëror “Wonder” në përpjekjen për t’u fokusuar në trajtimin e shëndetit mendor.

Këngëtari 23-vjeçar bëri një postim në Instagram për të njoftuar fansat për vendimin për të shtyrë datat e shfaqjeve të tij të radhës.

“Më thyhet zemra që duhet ta them këtë, por për fat të keq do të më duhet të shtyj tre javët e ardhshme të shfaqjeve përmes Uncasville, CT deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkroi Mendes.

“Unë kam qenë në turne që kur isha 15 vjeç dhe të them të drejtën ka qenë gjithmonë e vështirë të jesh në rrugë larg miqve dhe familjes”.

“Pasi të flas me ekipin tim dhe profesionistët e shëndetit, më duhet të kaloj pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për veten dhe shëndetin tim mendor, para së gjithash. Sapo të ketë diçka të re, ju premtoj se do të ju tregoj”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes)

Në dhjetor, Mendes ka postuar një video në rrjete sociale ku mes tjerash ka folur edhe për shëndetin mendor.

“Po e kam pak të vështirë me mediat sociale për momentin, thjesht një lloj marrëdhënie me to, por kam shumë njerëz që më dërgojnë video dhe më tregojnë se çfarë po ndodh”, tha ai.

I njëjti ka qenë shumë i komentuar për lidhjen me Camila Cabellon, me të cilën u nda prej më shumë se një vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat