Belen Rodriguez dorëzohet, publikon foton e parë me Stefano-n pas ribashkimit

Mediale Vip

Belen Rodriguez dorëzohet, publikon foton e parë me Stefano-n pas ribashkimit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:53
Belen Rodriguez, Stefano De Martino

Muajt e fundit është diskutuar shumë për rikthimin e Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino-s.

Pak muaj pas lindjes së vajzës së saj Luna Marì, showgirl dhe prezantuesja argjentinase vendosi t'i jepte fund lidhjes me Antonino Spinalbese dhe gjithmonë e më shumë po shihej nën shoqërinë e ish-it të saj, balerinit De Martino. Shumë herë të kapur mat nga paparacët, asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi rikthimin zyrtarisht.

Por pak minuta më parë, Belen është dorëzuar dhe ka publikuar foton e tyre të parë pas ribashkimit, duke konfirmuar zyrtarisht rikthimin.

Të dy shfaqen gati për të shkëmbyer një puthje, duke emocionuar fansat dhe duke marrë qindra komente në vetëm pak minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat