Arbana Osmani rrëfen frikën më të madhe për fëmijët e saj

Mediale Vip

Arbana Osmani rrëfen frikën më të madhe për fëmijët e saj

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:51
Arbana Osmani me djalin

Në një bisedë të fundit me ndjekësit në rrjetet sociale, Arbana Osmani ka ndarë me të gjithë frikën më të madhe që ka për fëmijët e saj.

Kështu, për pyetjen nëse kanë qenë të vështira vitet e adoleshencës për të, Arbana tha se për nuk ka qenë edhe aq e vështirë, por kur mendon për fëmijët e saj, gjërat ndryshojnë, sepse atyre do t’u duhet të jetojnë kohën e rrjeteve sociale, që nuk është aspak e lehtë.

 “Jam shumë më e shqetësuar për fëmijët e mi që do të jetojnë vitet e tyre të adoleshencës në  mediat sociale dhe bullizmin online. Jam e tmerruar nga kjo”,– shkruan Arbana.

Ndonëse ndan shumë prej momenteve të bukura me dy djemtë, Joni dhe Dielli, moderatorja flet vazhdimisht me ndjekësit edhe problematikat e natyrshme që i sjell mëmësia dhe, natyrisht, edhe ato që po i sjell shtatzënia në javët e fundit, siç është kushtëzimi në të ngrënë apo edhe shtimi në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat