Dyshime se Rita Ora është martuar me Taika Waititin

Mediale Vip

Dyshime se Rita Ora është martuar me Taika Waititin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 19:22
Taika Waititi dhe Rita Ora

Taika Waititi dhe Rita Ora kanë më shumë se një vit që janë në lidhje me njëri-tjetrin – dhe tani mund të jenë burrë e grua.

Fansat e çiftit besojnë se ata të dy e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, shkruan Daily Mail.

Çifti filloi lidhjen në mars të vitit 2021 dhe bëri debutimin e parë në tapetin e kuq atë gusht, teksa u përqafuan në premierën e “The Suicide Squad” në Los Anxhelos.

Që atëherë, ata kanë mbështetur karrierën e njëri-tjetrit, kanë veshur veshje të ngjashme dhe madje kanë marrë pjesë së bashku në “Oscars”.

Tashmë Taika është parë me atë që duket si një shenjë martese, në një foto të bërë nga motra e Ritës.

Në një histori në Instagram të shkrepur nga Elena, Taika shihet duke shijuar diellin tropikal, me një unazë në gishtin e martesës. Derisa, në një foto tjetër, Rita përdor një mbishkrim për të mbuluar pjesën e unazës në dorën e tij.

Regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej i relaksuar dhe i lumtur, me një palë syze dielli të bardha, këmishë të bardhë verore dhe pantallona të shkurtra.

Image
Taika Waititi

Thashethemet se dyshja do të martoheshin nisën në qershor të këtij viti, me burime që lanë të kuptohet se ata planifikonin të bënin një ceremoni intime martesore për më vonë këtë vit, përpara se të festonin në Londër me një zhurmë më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat