Kate apo Meghan? Kush është ylli i veshur më mirë sipas Tatler për vitin 2022

Mediale Vip

Kate apo Meghan? Kush është ylli i veshur më mirë sipas Tatler për vitin 2022

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 06:34
Kate apo Meghan?

Dukesha e Kembrixhit është kurorëzuar ylli i veshur më mirë sipas Tatler për vitin 2022. Dukesha, e cila është nënë e tre fëmijëve zuri vendin e parë në listë, mes yjeve të tjerë që dallojnë për stilin e tyre. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, nuk ishte fare pjesë e listës.

Tatler vuri në dukje se Kate në Royal Ascot këtë vit - e cila na kujtoi pamjen e Julia Roberts në Pretty Woman dhe Princeshën Diana në vitet '80 - nuk i kushtoi vëmendje nxehtësisë së madhe në ditën e garës, por u kujdes maksimalisht për stilin e saj.

Dukesha mahniti me pamjen në Royal Ascot më 17 qershor duke kombinuar fustanin e saj të sofistikuar Alessandra Rich me një kapelë të zezë me lule të bardha dhe duke shtuar vathët me diamant dhe perla të Princeshës Diana.

Tatler e përshkroi stilin e Kate si "super yll sovran". Sipas revistës, një Dukeshë moderne duket sikur “gjithçka e përshtat në mënyrë perfekte, duke përqafuar tendencat aktuale të pasarelave, me gjatësi të përshtatshme fustanesh dhe silueta klasike. Oh, dhe shumë Alessandra Rich” — që Kate e preferon shumë!

Në vendin e dytë pas dukeshës renditej sipërmarrësja Vimbai Masiyiwa, e ndjekur nga aktivistja Freya Aspinall. Për listën e plotë të personazheve të veshur më bukur për vitin 2022 sipas Tatler, klikoni këtu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat