Dua Lipa ndan momente të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

Mediale Vip

Dua Lipa ndan momente të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:32
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me renome, Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë.

Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, ndërkohë që ka ndjekur edhe netët e tjera me artistë të shumtë botëror.

26-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa momente të veçanta nga “Sunny Hill”, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllanë, Gjinin.

Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këtë vit performuan këngëtarë të mëdhenj si: Diplo, Burak Yeter, DJ Regard, J Balvin, Aj Tracey etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat