“Si e kalove kaq lehtë?”/ Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: Është dhimbje që jeton me mua

Mediale Vip

“Si e kalove kaq lehtë?”/ Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve: Është dhimbje që jeton me mua

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 22:18
Delinda Disha

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj. 

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau këtë moment të vështirë për të me ndjekësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë.

“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.

Image
Delinda Disha/Instastory

Së fundmi aktorja e humorit ka nisur pushimet me partnerin dhe djalin e saj në Egjipt. Edhe pse me pushime ajo i ka kushtuar kohë ndjekësve të saj me të cilët ka zhvilluar edhe një bisedë. Mes të tjerash një ndjekës e pyet Delindën për humbjen e binjakëve: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– shkruan ndjekësi.

Aktorja rrëfeu se nuk e ka kaluar aspak mirë atë përiudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve ëdhtë një dhimbje që jeton me të.

Image
Delinda Disha/Instastory

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- shkruan Delinda në Instastory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat