Dua Lipa promovon kulturën e Kosovës

Mediale Vip

Dua Lipa promovon kulturën e Kosovës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:27
Dua Lipa e ka zgjatur qëndrimin e saj në Kosovë

Në përfundim të festivalit Sunny Hill, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka zgjatur qëndrimin e saj në Kosovë. Ajo ka vizituar Hamamin e madh të Prishtinës, Pallatin e Rinisë e Sporteve si dhe ekspozitën tematike “The Grand Scheme of Things”, pjesë e bienales Manifesta 14.

Dua Lipa njihet botërisht jo vetëm për karrierën e saj në muzikë, por gjithashtu për mbështetjen që i ka ofruar të rinjve të Kosovës, komunitetit artistik e kulturor si edhe për angazhimin e saj në çështjen e liberalizimit të vizave.

Sunny Hill Festival” përfundoi në Kosovë, por pas disa ditësh do të zhvillohet dhe në Tiranë, ku pritet të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, nga data 26 deri më 28 gusht. Në faqen zyrtare të festivalit pritet të publikohet formacioni i artistëve që do të performojnë në Tiranë. “Tiranë! Bëni mirë të jeni gati për disa lajme super emocionuese rreth formacionit të festivalit, biletave dhe më shume”, shkruhet në faqen e festivalit.

Para nisjes së festivalit, nga faqja e “Sunny Hill” nisi një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, thuhej në postimin e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i parë i “Sunny Hill” është mbajtur në vitin 2018 në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat