Dojna dhe Vlashenti kanë përzgjedhur jo një, por dy emra për bebin

Mediale Vip

Dojna dhe Vlashenti kanë përzgjedhur jo një, por dy emra për bebin

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:06
Dojna dhe Vlashenti

Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë dhe përgatitjen për ardhjen e bebushit janë drejt fundit. Me siguri, pyetja që u bëhet më shpesh tani është ajo për emrin e djalit.

Mirëpo, edhe pse ende nuk e kanë vendosur emrin, ata e kanë bërë një përzgjedhje. Në një intervistë për Revistën Who, Dojna rrëfeu se janë mes dy emrave dhe do të zgjedhin mes tyre kur të shohin bebin.

“Mendoj se nëse nuk jemi ndarë për përzgjedhjen e emrit, nuk kemi për t’u ndarë ndonjëherë. Kemi dy emra që na pëlqejnë të dyve dhe kemi vendosur të zgjedhim mes tyre kur ta shohim djalin. Nuk dëshironim që ai të kishte emrin e dikujt tjetër, ndaj nuk jemi frymëzuar as nga emri i babait tim që nuk jeton më, as nga ai i babait të Vlashentit. Ai do të dijë gjithçka për gjyshërit e tij, por nuk ka pse mban mbi shpatulla peshën e emrit apo jetës së tyre. Nuk kemi preferuar bashkime emrash dhe as emra të vështirë për t’u shqiptuar. Të dy emrat i ka gjetur babi, kështu që më shumë se sa domethënia, i ka pëlqyer tingulli”, -ka thënë Dojna.

Sa i përket rikthimit në ekran, ajo është shprehur se as nuk e mendon tërheqjen nga ekrani dhe nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihet gati, do të rikthehet në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat