“E fitoj…” Yll Limani pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë? Ja si u përgjigj artisti

Mediale Vip

“E fitoj…” Yll Limani pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë? Ja si u përgjigj artisti

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 06:35
Yll Limani

Mes emrave të përfolur për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë ka qenë edhe Yll Limani. Megjithatë, artisti i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit.

“Jo, sepse fitoj”. -tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’. 

‘Big Brother’ do ishte një sfidë më vete për Yllin i cili është tejet hermetik.  Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje. Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë. Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato. Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga Alaudini dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’  në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.

Ndërkohë është zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë ai nëpërmjet në postimi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat