Ishte në festën e ditëlindjes së saj, dy muaj më pas Roza Lati i jep fund lidhjes me të dashurin që e quan “bastard”!

Mediale Vip

Ishte në festën e ditëlindjes së saj, dy muaj më pas Roza Lati i jep fund lidhjes me të dashurin që e quan “bastard”!

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:19
Roza Lati

Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Por, e vërteta është ndryshe dhe moderatorja është keqkuptuar. Kohë më parë u raportua nga burime pranë moderatores se nuk është e vërtetë që ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Gjithashtu, u tha se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë. Në qershorin që lamë pas ajo festoi ditëlindjen e saj dhe në krah të saj ishte edhe partneri. Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz.

Por rreth 2 muaj larg festës, çifti i ka dhënë fund. Së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati. Ajo ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj. Roza konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat