Shakira zhvendoset në një qytet të Amerikës pas ndarjes nga Pique

Mediale Vip

Shakira zhvendoset në një qytet të Amerikës pas ndarjes nga Pique

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 08:46
Shakira dhe Pique

Shakira ka qenë në procesin e ndarjes nga Gerard Pique duke qenë se i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh.

Megjithatë, ajo ka një lidhje të fortë me Barcelonën, këngëtarja ka familjen si dhe miqtë që e mbështesin dhe i kanë kërkuar të largohet nga Spanja dhe të kthehet në Florida.

Miami është “streha” e Shakiras, siç deklaroi miku i familjes dhe agjentja e pasurive të paluajtshme të Douglas Elliman, Ana Lourdes Martinez.

“Miami është shtëpia e saj”, tha gruaja për The Post, duke u shprehur më tej: “Prindërit e saj jetojnë këtu, vëllai i saj jeton këtu, mbesa dhe nipi i saj jetojnë këtu. Ajo nuk ka familje në Spanjë. Është një mjedis ndryshe nga Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat