James Hetfield i “Metallica” divorcohet nga gruaja

Mediale Vip

James Hetfield i “Metallica” divorcohet nga gruaja

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:39
James Hetfield dhe gruaja e tij

James Hetfield i “Metallica” dhe gruaja Francesca Hetfield i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi rokeri ka paraqitur në heshtje kërkesën për divorc.

Burime të afërta mes tyre kanë thënë për TMZ se James u paraqit në Kolorado në fillim të këtij viti për të paraqitur kërkesën për divorc.

Çifti u martuan në vitin 1997 pas pesë vitesh lidhje. Që atëherë ata kanë mirëpritur tre fëmijë, vajzat Cali, 24 vjeçe, Marcella, 20 vjeçe, dhe djalin Castor, 22 vjeçar.

Dyshja thuhet se janë ende në kontakt për hir të fëmijëve të tyre.

Hetfield, 59 vjeçar, më parë ka vlerësuar tashmë ish-bashkëshorten për ndihmën që ia ka dhënë në lidhje me alkoolin.)

“Frika ishte një motivues i madh për mua. Humbja e familjes, kjo ishte gjëja që më trembi aq shumë, ishte fundi që godita, që familja ime do të largohet për shkak të sjelljeve të mia që i solla në shtëpi nga rruga. Më nxori nga shtëpia gruaja ime, po jetoja vetëm diku, nuk e doja këtë”.

Ai vazhdoi duke elaboruar: “Ajo më tha, duhet të shkosh te terapisti tani, duhet të shkosh diku ta zgjidhësh këtë, kështu që unë e bëra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat