“Jam në të njëjtën faqe me yjet botëror”/ Bleona Qerreti vendos pikat mbi ‘i’ pas akuzave për veshjen e njejtë me Beyonce

Mediale Vip

“Jam në të njëjtën faqe me yjet botëror”/ Bleona Qerreti vendos pikat mbi ‘i’ pas akuzave për veshjen e njejtë me Beyonce

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:39
Bleona Qerreti /Beyonce

Bleona Qerreti prej vitesh tashmë është larguar nga trojet shqiptare duke korrur sukses në tregun ndërkombëtar dhe duke qenë pjesëmarrëse e evenimenteve goxha të rëndësishëm, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me daljet e saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa fotografi dhe video, në të cilat tregon një veshje të Beyonce-s që e ka veshur së fundmi për albumin e saj më të fundit “Renaissance” që është e ngjashme me të sajën, të cilën Bleona e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015.

Artistja ia ka ‘mbyllur’ gojën të gjithë thashethemeve se ajo ka kopjuar. Sipas saj këtu nuk bëhet fjalë për kopjim por shton se është “në të njëjtën faqe” me yjet botërorë.

“PS: Per gjithe “mendjet e ndritura” qe mezi presin te japin “opinione” ne keto raste dhe e degradojne biseden ne “nivelin ZHGL” “kush kopjoi kë” kam nje sqarim depose nuk eshte hera e pare qe ndodh:

Ansjeri ketu nuk po flet per “kopjim” – te gjithe artistet dhe skuadrat e tyre PA PERJASHTIM shikojne per Inovacione dhe rruge te reja te sjellin dicka ndryshe ne projektet e reja qe bejne!!! Unë jam “në të njëjtën faqe” me çdo stil tjetër të superyllit botëror në lidhje me atë që është e mirë dhe çfarë jo!

Kështu që stili im dhe kostumet e mia që vesh në skenë po konsiderohen si “stil i ngritur dhe diçka ndryshe” nga të gjithë superyjet e tjerë. Fundi i tregimit – nuk eshte ceshtje “kopjimi””.”, shkruan Bleona në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat