Shiu zbukuron performancën e Fifit në koncert

Mediale Vip

Shiu zbukuron performancën e Fifit në koncert

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale.

Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).Së fundmi Fifi ka postuar në Instagram një foto të saj gjatë një performance në një nga koncertet e fundit, ku shfaqet duke performuar në shi dhe duke na ka treguar kështu se ky faktor nuk e ka penguar të këndoj për personat që e duan dhe e mbështesin muzikën që ajo sjell në treg. Në foton e postuar Fifi shkruan:

E dashuroj muzikën akoma më shumë, kur këndoj për njerëzit që ma duan muzikën

Përpos, jetës private Fifi është shumë e përfolur padyshim edhe për muzikën e mirë që lançon. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Fifi, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Së fundmi në një nga koncertet e saj, i ka ndodhur një situatë shumë e pakëndshme me një nga fansat e saj.

Teksa, një prej tyre ka imituar skenën ku i ranë të fikët gjatë eksperiencës në ‘BBV’, bukuroshja e bëri ndjekësin në koncert për ‘ujë të ftohtë’.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat