Fero lirohet nga paraburgimi, avokati jep detaje

Mediale Vip

Fero lirohet nga paraburgimi, avokati jep detaje

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 16:06
Reperi Fero

Feronit Abazi, i njohur si Fero, reper, është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Gjilanit.

Avokati i Feros, Ilir Shaqiri, e ka konfirmuar për median irimin e klientit të tij.

“Iu ka shkëputë masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërpre masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.

“Atij i vjen keq, e kanë arritë marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai.

“Kanë pasur marrëveshje me shkrim te noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri.

Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat