Butrint Imeri ironizon me estradën: Kjo verë e askujt hiç

Mediale Vip

Butrint Imeri ironizon me estradën: Kjo verë e askujt hiç

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:56
Burtint Imeri

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka qenë mjaft i angazhuar gjatë kësaj vere me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Ai ka performuar gjatë gjithë verës në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës dhe ato bregdetare të Shqipërisë.

Këngëtari Imeri vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi nga disa prej mbrëmjeve më të suksesshme të verës.

Ai e nisi prezantimin e këtyre pamjeve me një postim të errët, mbi të cilin shkruhej “Vera 2022”.

Më pas, i njëjti vendosi që të ironizojë me shprehjen e famshme të popullit, e cila citon: “Kjo dynja e askujt”.

Butrinti eliminoi me vizë fjalën “dynja (botë)”, duke e zëvendësuar atë me fjalën “verë” – me ç’rast ka ironizuar me kolegët nga estrada, duke thënë mes rreshtave se kjo verë ishte e tij dhe e askujt tjetër.

Këngëtari përndryshe gjatë verës solli dy bashkëpunime shumë të suksesshme: një me Taynën dhe Mozzikun të titulluar “Pare” dhe një tjetër me Kidën, të titulluar “AM/PM”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat