Noizy nuk njeh kufi! Pas suksesit të “Alpha Show” në Tiranë, reperi bën premtimin e rradhës: Do të bëjmë…

Mediale Vip

Noizy nuk njeh kufi! Pas suksesit të “Alpha Show” në Tiranë, reperi bën premtimin e rradhës: Do të bëjmë…

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:21
Noizy

Emri i tij u lartësua edhe më shumë me koncertin “Alpha Show”.

Rigels Rajku ose Noizy e mbajti premtimin dhe dhuroi një mbrëmje të paharrueshme në sheshin “Nënë Tereza” më 14 gusht.

Reperi e vërteton më së miri shprehjen që sa më shumë arrin aq më shumë kërkon nga vetja. Noizy, Alpha Show-n ka vendosur ta kthejë në një traditë të përvitshme në Tiranë. Dhe jo vetëm, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Image
Noizy/Instastory

Këtë ka lënë të kuptohet Rigelsi me Instastoryn e fundit ku shkruan: “2023 ju premtoj që do bëjmë diçka shumë të madhe. Shkup-Prishtinë-Tiranë.”

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

Ai e cilësoi si natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.

S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat