E mban larg syrit të publikut, Dua Lipa publikon foton e rrallë të modeles Kristina Baki me partnerin

Mediale Vip

E mban larg syrit të publikut, Dua Lipa publikon foton e rrallë të modeles Kristina Baki me partnerin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 23:54
Dua Lipa/ Kristina Baki

Modelja Kristina Baki është në një lidhje dashurie, por ka vendosur që identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën ta mbajë të fshehtë për publikun.

Megjithatë, sot ka qenë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ajo e cila ka publikuar një foto të modeles Kristina Baki me partnerin e saj.

Dua po shijon disa ditë pushime në Shqipëri përpara “Sunny Hill”, teksa së fundmi duket se ka darkuar me modelen dhe partnerin e saj Eros Shenebiela.

Modelja Kristina Baki u bë nënë për herë të parë në muajin maj kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.

Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje me një biznesmen shqiptar i cili quhet Elios. Ndonëse ka postuar disa foto me të në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg syrit të publikut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat