Prej vitesh të martuar, Jonida Vokshi publikon foton e parë që ka shkrepur me Besnik Krapin: Më ftoi për darkë

Mediale Vip

Prej vitesh të martuar, Jonida Vokshi publikon foton e parë që ka shkrepur me Besnik Krapin: Më ftoi për darkë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 06:34
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Aktorja Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe sot janë edhe prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi.

Megjithatë, shumë detaje nuk dihen rreth lidhjes së tyre që fillimisht e kanë mbajtur sekret. Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku i ka pyetur: “Çfarë fotosh do donit të shihnit nga galeria ime?”

Dhe dikush i ka kërkuar foton e parë me Besnikun. Sigurisht moderatorja ia ka realizuar dëshirën dhe ka ndarë për herë të parë foton që kanë shkrepur gjatë darkës ku Besniku e kishte ftuar për herë të parë.

“Herën e parë që më ftoi për darkë”- shkroi ajo krah fotos ku pozojnë të dy në një tryezë dhe shihen të veshur me të zeza.

Image
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Ajo gjithashtu ka ndarë një foto me prindërit e Besnikun, prindërit e saj, Besnikun dhe Emin. Familja shihet e bashkuar në ditëlindjen e parë të vogëlushes.

Teksa sezoni i ri televiziv, po afron mbetet për tu parë nëse Jonida do moderojë sërish “Gjeniu i vogël”. Ajo bëri rikthimin e saj në ekran me këtë talent-show sezonin e kaluar.

Më herët këtë vit, Jonida u komentua në rrjet për një shtatzëni të mundshme ku shkak u bë një foto e postuar nga ajo, e cila shkruante: “Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.

Image
Jonida Vokshi dhe familja e saj

Por, aktorja dhe moderatorja tregoi në një intervistë se ka qenë pikërisht një postim që është keqkuptuar dhe ajo dhe partneri i saj kanë shumë dëshirë të zgjerojnë familjen por për momentin nuk është shtatzënë.

“Unë kisha në mendje diçka tjetër dhe u shpreh në një mënyrë ndryshe. Më erdhi një moment t’i shprehja dashurinë tim shoqi dhe ideja ishte të zgjerojmë familjen pa afat kohor. Jo tani. Dhe në momentin që Besniku sheh postimin e bën repost dhe më thotë: “Më fal mos u mërzit por më ka shkruar gjithë shoqëria se do bëhem baba për herë të dytë”. Ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen por kjo nuk ka kohë. Kurdo të vijë është i mirëseardhur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat