Weinstein i lutet gjykatësit që ta ndalojë dentistin t’ia heq dhëmbët e prishur në burg

Mediale Vip

Weinstein i lutet gjykatësit që ta ndalojë dentistin t’ia heq dhëmbët e prishur në burg

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 09:17
Harvey Weinstein

Harvey Weinstein ka bërë një lutje.

Regjisori 70-vjeçar i është lutur një gjykatësi që të parandalojë një dentist që t’ia heq dhëmbët e tij të prishur ndërkohë që po vuan 23 vjet burgim për akuzat për sulme seksual.

Dhëmbët e prishur i janë kthyer në një ‘urgjencë’ dentare dhe ai që do t’ia rregullojë një dentist privat, pasi siç ka thënë ai, dentisti në burg thjesht do t’ia nxjerr, raporton Page Six.

“Kjo situatë është një emergjencë”, i tha ai një gjyqtari në një sallë gjyqi në Los Angeles të mërkurën.

“Unë do të paguaj për dentistin”, tha më tej regjisori.

Avokati i Harveyt, Mark Werksman, tha se dentistët e burgut ofruan të tërhiqnin dhëmbët pa zëvendësim ose t’i linin të vazhdonin të prisheshin.

“Kam dhimbje çdo ditë, s’mund të ha nga dhëmbët”, ka thënë ai.

Avokati i tij pretendoi se ndalimi i tij nga kujdesi dentar do të ishte shkelje e të drejtave të tij kushtetuese dhe tha se një vrimë në pjesën e përparme të dhëmbëve e bën atë të duket “qesharak” dhe “si një karikaturë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat