Vjen "Asaj" nga Mera Zymeri një baladë taman për stinën

Mediale Vip

Vjen "Asaj" nga Mera Zymeri një baladë taman për stinën

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 09:41
Mera Zymeri

"Asaj" quhet kënga më e re ardhur mjaft ëmbël nga artistja e njohur Mera Zymeri.

Ky projekt është një super baladë që në dëgjimin e parë të bën për vete, dhe si duket do të jetë hit i vjeshtës që i rrin mjaft bukur stinës. Kënga ka edhe një klip mjaft të bukur përshtatur me këngën e ku Mera duket mjaft në formë.

Ndërsa klipi është publikuar në kanalin e saj në youtube dhe e gjeni dhe e dëgjoni në linkun më poshtë.

Edhe këtë herë artistja nuk ka gabuar me bashkëpunëtorët e saj, ku ky projekt ka si producent Twix, muzikë Indrit Dode, aranxhment Anxhelo Muharremi, teksti nga Rioo e video realizuar nga Bug Production.BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat