Gjërat mes Leo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid po bëhen serioze

Mediale Vip

Gjërat mes Leo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid po bëhen serioze

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:20
Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid po përfliten për një romancë të re. Pasi u fotografuan së bashku në një festë të Javës së Modës në Nju-Jork, një burim i tha People se ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po kalojnë shumë mirë bashkë. Një burim i tha revistës gjithashtu se DiCaprio ka nisur të ndiejë për Gigi-in, pavarësisht se sapo është ndarë me të dashurën e tij prej katër vitesh, modelen Camila Morrone.

"Ajo është lloji i gruas nga e cila ai zakonisht tërhiqet," tha burimi, duke shtuar se të dy njihen prej vitesh. "Ata frekuentojnë të njëjtat rrethe të profilit të lartë dhe e shihnin njëri-tjetrin në ngjarje, klube, restorante dhe organizime. Një vajzë e zgjuar dhe e suksesshme si Gigi do ta intrigonte Leon.”

Hadid, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me Malik, dhe DiCaprio nuk e kanë deklaruar ende lidhjen e tyre.

"Ajo ka një fëmijë dhe është e pjekur. Ai dëshiron të jetë me dikë që ka të njëjtat ide për kauza të mira dhe pikëpamje politike si ai," -shtoi burimi.

Në fakt, tani që po u afrohet të 50-ave thuhet se DiCaprio dëshiron diçka serioze dhe të krijojë një familje, gjë që besohet të jetë edhe arsyeja pse Camila Morrone vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre 4-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat