Bëhet baba për herë të tetë, lajm i bukur në ditë të vështira për aktorin e njohur

Mediale Vip

Bëhet baba për herë të tetë, lajm i bukur në ditë të vështira për aktorin e njohur

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:34
Alec Baldwin me familjen e tij

Aktori Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë.

Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.

 Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar, Ilaria Catalina Irena. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju”, ka shkruar ajo.  

Kujtojmë se aktori ka qenë në qendër të vëmendjes pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të “Rust”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat