Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shkëlqejnë së bashku në Javën e Modës në Milano

Mediale Vip

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shkëlqejnë së bashku në Javën e Modës në Milano

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 23:06
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Ata janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, çifti kanë treguar se ndodhen së bashku në Javën e Modës në Milano.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ata kanë pozuar në ‘Elisabetta Franchi Spring Summer 2023 Fashion Show’, ku janë shfaqur me shumë stil.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për stilin e tyre unik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat