Hailey Bieber flet për herë të parë për “hijen” e marrëdhënies së saj me Justin, Selena Gomez

Mediale Vip

Hailey Bieber flet për herë të parë për “hijen” e marrëdhënies së saj me Justin, Selena Gomez

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:51
Hailey Bieber, Justin dhe Selena

Hailey Bieber ka vendosur t’u japë përgjigje njëherë e mirë të gjithë thashethemeve rreth trekëndëshit të shumë përfolur , Selena-Justin-Hailey.

Modelja këmbëngul se ka një “të vërtetë” pas asaj se si nisën lidhjen ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber – dhe kjo nuk e përfshin Selena Gomezin.

Bashkëshortja e Justin Bieber do të shfaqet në ‘podcast’-in “Call Her Daddy” këtë javë dhe adreson pretendimet se ajo “vodhi” këngëtarin e “Love Yourself” nga autorja e “Lose You to Love Me”.

“A keni qenë ndonjëherë me Justin në lidhje romantike në të njëjtën kohë me Gomez?”, -dëgjohet teksa e pyet prezantuesja tek klipi i shkurtër.

“Kjo është çmenduri. Unë fjalë për fjalë nuk kam folur kurrë për këtë”, përgjigjet Hailey. “Shumë nga përjetësimi dhe urrejtja vjen nga ‘Oh, ti e vodhe atë’.

“Ka të bëjë me njerëzit që e dinë të vërtetën. Sepse ka një të vërtetë”.

Ndërsa Hailey, 25-vjeçare, nuk e ka diskutuar ndonjëherë publikisht në detaje dramën që rrethon marrëdhënien e saj me Justin, 28-vjeçar, ajo ka dhënë një pasqyrë se si “urrejtja” ka ndikuar tek ajo gjatë viteve.

“Ka kaluar mjaft kohë”, tha Hailey në prill, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që kur Gomez dhe Bieber u ndanë.

Këngëtarët u ndanë përgjithmonë në 2018-ën pas vitesh lidhjesh pa ndërprerje, Ku disa muaj pas ndarjes Justin i propozoi Hailey-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat