U largua pas shumë vitesh nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do ta shohim Flor Gjinin

Mediale Vip

U largua pas shumë vitesh nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do ta shohim Flor Gjinin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:53
Flor Gjini

Pas shkëputjes nga Top-Channel një rrugëtim i ri fillon për moderatorin, Flori Gjini. Pak ditë më parë Kryefjala.com ju bëri me dije se moderatori i njohur do të largohej përfundimisht nga Top-Channel dhe kështu ndodhi.

Burime për Kryefjala bëjnë me dije se ai është parë në ambientet e Euronews dhe së fillim të tetorit atë do ta shohim në një nga programet e këtij televizioni.

Nuk dihet ende tipi i programit që Flori do të drejtojë (madje nuk kemi ende një reagim zyrtar të tij), por që në karrierën e tij po hapet një tjetër kapitull kjo është pak por e sigurt.

Prej 5 vitesh ai ishte pjesë e Top-Channel ku ka drejtuar disa nga programet më të rëndësishëm të këtij televizioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat