Çifti i njohur, prindër për herë të dytë. Fotoja e parë dhe mesazhi i ëmbël

Mediale Vip

Çifti i njohur, prindër për herë të dytë. Fotoja e parë dhe mesazhi i ëmbël

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 15:15
Mesut Ozil, Amine Gulse

Futbollisti i njohur, Mesut Ozil, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Amine Gulse, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ela.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Ozil, i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar:

“Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”.

Ozil dhe Gulse u martuan në vitin 2019 dhe një vit më vonë mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Eda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat