Ish-gruaja e Jeff Bezos ndahet edhe nga bashkëshorti i dytë

Mediale Vip

Ish-gruaja e Jeff Bezos ndahet edhe nga bashkëshorti i dytë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:15
MacKenzie Scott

MacKenzie Scott ka bëri një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Dan Jewett, të hënën, pas më pak se dy vitesh martesë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga New York Times, Jewett nuk e kundërshtoi divorcin dhe ndarja e pasurisë tashmë është përcaktuar në një marrëveshje paramartesore.

Ish-çifti - i cili u martua në heshtje në mars 2021 - la të kuptohet për problemet martesore kur emri i mësuesit të shkencës u zhduk papritur nga zotimet filantropike të Scott. Në faqen e Giving Pledge, ku miliarderët premtojnë të japin gjysmën e pasurisë së tyre para se të vdesin, letra e tij nuk shfaqet më me të sajën. Në biografinë e saj në Amazon gjithashtu u fshi plotësisht çdo përmendje e burrit të saj të dytë.

Divorci i Scott vjen tre vjet pasi ajo dhe Jeff Bezos njoftuan se po ndaheshin pas 25 vitesh martesë. Pas divorcit të tyre, Scott u bë personi i 12-të më i pasur në botë pasi pasuritë e Bezos u ndanë në gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat