Drama nuse-vjehrrë; David Beckham përballet me të birin: Ne s’veprojmë kështu në familjen tonë

Mediale Vip

Drama nuse-vjehrrë; David Beckham përballet me të birin: Ne s’veprojmë kështu në familjen tonë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:44
Familja Beckham

David Beckham thuhet se është përballur me Brooklyn Beckham pas tensioneve që përfshin gruan e këtij të fundit, Nicola Peltz, dhe nënën e tij, Victoria Beckham.

Një burim pranë familjes thotë se David e kishte ruajtur durimin, por pas intervistës në kopertinën e Grazia që djali dhe gruaja e tij Nicola Peltz dhanë, duket se nuk ka mundur më.

“Për të qenë i sinqertë, gruaja ime është padyshim prioriteti im i parë dhe nuk dua ta shoh kurrë të mërzitur. Kur njerëzit thonë gjëra qesharake, ne thjesht flasim për to dhe vazhdojmë përpara. Ne e kemi 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit dhe vazhdojmë jetën së bashku”, tha Brooklyn kur u pyet për thashethemet se gruaja e tij dhe mamaja Victoria nuk flasin.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Davidit, ndaj burimet tregojnë se ai ka folur me djalin duke ia bërë gjërat të qarta, “Ne nuk e bëjmë këtë në familjen tonë dhe ti e di që ne nuk veprojmë kështu në familjen tonë. Çfarë do të ndodhë më pas varet nga ju, por ne kemi mbaruar punë me dramën”.

Debati në familje bëhet me dije se ka nisur për shkak të fustanit të nusërisë. Nicola Peltz sqaroi vendimin e saj për të ecur në korridor me fustanin Valentino dhe jo një fustan nga atelieja e vjehrrës së saj, Victoria Beckham.

“Ne folëm për të filluar dizajnimin e fustanit dhe më pas kaluan disa ditë dhe nuk më tha më asgjë. Victoria telefonoi mamanë time dhe i tha se atelieja e saj nuk mund t’ia dilte. Kështu, fola me nënën time dhe stilisten time Leslie [Fremar] dhe thashë: ‘Epo, për fat të keq, kjo nuk mund të realizohet, kështu që cili është hapi tjetër?’. Unë kam qenë një fanse e Valentino-s dhe modës së tyre për kaq shumë kohë. Isha vërtet me fat që munda të shkoja në atelie për të provuar fustanin. Kjo është me të vërtetë ajo që ndodhi”.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat