Pas intervistës së Hailey-t reagon Selena me një mesazh shumë të rëndësishëm

Mediale Vip

Pas intervistës së Hailey-t reagon Selena me një mesazh shumë të rëndësishëm

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 20:42
Selena Gomez

Selena Gomez ndau një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit, pas intervistës së Hailey Bieber për Call Her Daddy - intervistë që u krtikua nga shumë njerëz online, kryesisht fansa të Selenës.

Duke thënë se është "ironike" që disa kanë zgjedhur të mbështesin linjën e saj Rare Beauty dhe Rare Impact Fund, por injorojnë mesazhin e saj për përhapjen e mirësisë, këngëtarja theksoi në një video live në TikTok rëndësinë e të qenit të mirë me njëri-tjetrin, duke thënë: "Kjo është pikërisht ajo që dua".

"Nuk është e drejtë, sepse askush nuk duhet të flasë kurrë në mënyrën që kam parë," tha ajo, duke shtuar, "Nëse e mbështesni Rare, nuk mund t'ju falënderoj mjaftueshëm, por dijeni se ju po përfaqësoni gjithashtu atë që marka nënkupton dhe kjo është: Fjalët kanë rëndësi. Me të vërtetë kanë rëndësi."

Selena, e cila është një njeri që mbron kauzën e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, e përfundoi mesazhin e saj duke falënderuar fansat që gjetën kohë për ta dëgjuar atë, duke u shprehur:

"Shpresoj që ju ta kuptoni se kjo është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër."

Gjatë marrëdhënies së tyre 8-vjeçare, Selena dhe Justin fituan një numër të madh adhuruesish fanatikë. Por kur ata u ndanë në fillim të vitit 2018 dhe Justin u fejua me Hailey-n në qershor të po atij viti, shumë filluan të “kryqëzonin” Justin dhe Hailey-n.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat