1 vit pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen si është gjendja shëndetësore e djalit

Mediale Vip

1 vit pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen si është gjendja shëndetësore e djalit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 22:57
Kledi Kadiu

“13 ditë pas lindjes, Gabrieli pati ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e një heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit. Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimulin më të mirë për të mësuar. Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh forcën për të ridalë në sipërfaqe. Ndryshimi mund të bëhet nga njerëzit që zgjidhni të keni në krah dhe profesionistët që mbështeten në rritjen e fëmijës suaj. Nuk është e lehtë të përkthesh ndjenjat tona në disa rreshta, sigurisht që ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi pranë Gabrielit që na mëson çdo ditë se sa e çmuar është dhurata e jetës”.

Ky ishte mesazhi që balerini dhe koreografi i njohur Kledi Kadiu postoi në mars të këtij viti, disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit, Gabriel. Vogëlushi, sapo ka mbushur tashmë 1 vjeç dhe gjendja e tij përmirësohet çdo ditë. 

Kledi Kadiu ishte mbrëmjen e kësaj të shtune i ftuar në “Më lër të flas”, program nga i cili ai rrëfeu edhe për këtë periudhë të vështirë që ka kaluar me të birin. I pyetur se si ia doli ta menaxhojë atë periudhë, Kledi tha se është përvoja e jetës ajo që të bën ta përballosh.

“Janë ato momente që askush nuk i ka menduar, vetëm eksperienca që jeton të bën që ta jetosh” – tha Kledi duke shtuar se edhe mbështetja e bashkëshortes, e cila është edhe mësuese joge, ndikoi shumë që ai moment i vështirë të kalonte me sukses.

“Por nuk ishte një moment i mirë. Ndodhi diçka që mund t’i ndodhë çdo fëmije, ndodhi që ta ketë atë problem, por po e kalon. Kjo është edhe arsyeja që jam edhe i lirë nga ajo anë. Sepse nëse do të ishte akoma ajo gjendje, nuk e di a do të kisha pranuar që të isha larg familjes”.

Natyrisht, përmirësimi i Gabrielit i ka bërë edhe dy prindërit e tij të ndihen më të qetë dhe të vijojnë projektet e tyre në profesionin që kanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat