‘Ori Nebiaj është më e mirë se Bora Zemani’! Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ flet për moderatoret

Mediale Vip

‘Ori Nebiaj është më e mirë se Bora Zemani’! Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ flet për moderatoret

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:48
Ori Nebiaj, Bora Zemani

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ka komentuar së fundmi moderatoret e programit, Bora Zemanin e cila tashmë nuk është më në prezantimin e reality-showt, dhe moderatoren aktuale Ori Nebiajn.

E ftuar në emisionin “Breaking” Ritvana foli, ashtu siç tha ajo, me filtra. Kjo pasi ajo u shpreh se edhe Bora edhe Ori janë shumë origjinale dhe secila e bën moderimin e “Për’puthen” në mënyrën e vet. Veçanërisht ajo vlerësoi moderatoren aktuale të emisionit për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd.

“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra. Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet. Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut. Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me sakënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”- tha Ritvana.

Kujtojmë se teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas”, Bora Zemani foli edhe për Ori Nebiajn, si dhe për mënyrën e prezantimit të Për’Puthen.

Bora tha se Ori është më e mirë se ajo në prezantimin e emisionit. Jo vetëm kaq por Bora shtoi se e ka shumë xhan Orin dhe vajzat kanë miqësi me njëra-tjetrën.

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”- deklaroi Bora.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat