Linda Halimi tregon se çfarë bëri për të rënë nga pesha

Mediale Vip

Linda Halimi tregon se çfarë bëri për të rënë nga pesha

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:43
Linda Halimi

Linda Halimi e ka nisur karrierën në moshë shumë të vogël dhe ndryshimi i saj me kalimin e viteve ka ndodhur para syve të gjithë publikut. Të gjithë e mbajmë mend Lindën me format e bëshme që pushtonte skenën, siç di ajo ta bëjë.

Mirëpo sot, me po të njëjtin vokal të fuqishëm, Linda ka pësuar një ndryshim të madh në pamje. Sot, ajo shfaqet me shumë kilogramë më pak se në fillimet e saj në ekran. Por si ia arriti ta reduktojë peshën kaq drastikisht?

Linda ka treguar në një intervistë për Aldo Morning Show se kur ia vë një qëllim vetes i shkon deri në fund. Ajo shtoi se i është dashur të kontrollojë sasinë dhe llojet e ushqimeve që konsumon.

“Unë ha, vetëm se kontrolloj porcionet, kaloritë dhe nuk ha në kohë të caktuara. Është si agjërim. Në orën 6 karbohidratet i ndaloj,” -rrëfeu ajo.

Më parë, Linda ka treguar se gjithashtu ushtrohej rregullisht në palestër për të arritur format e dëshiruara trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat