Belen Rodriguez flet për operacionet plastike: Shoh njerëz të deformuar në fytyrë

Mediale Vip

Belen Rodriguez flet për operacionet plastike: Shoh njerëz të deformuar në fytyrë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:46
Belen Rodriguez

Belen Rodriguez i është rikthyer drejtimit të “Le Iene”, programit të Italia 1 që nisi sezonin e ri dje, më 4 tetor. Prezantuesja debutoi në rolin e “korrespondentes”, duke realizuar një reportazh me një temë shumë delikate: dismorfinë, apo gjendjen psikologjike të karakterizuar nga shqetësimet e tepërta dhe të shpeshta për papërsosmëritë që njerëzit perceptojnë në pamjen e tyre fizike.

Belen iu drejtua ekspertëve, psikologëve, si dhe dëgjoi historinë e Federikës, një vajze që vuan prej saj. Një bisedë e gjatë përmes së cilës prezantuesja ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj, duke nxjerrë në pah pasiguritë e saj: me kalimin e viteve nuk mund t'i besonte komplimentet që merrte dhe kjo e bëri atë të bënte një rrugëtim personal.

“Fillova të studioja, fillova të shkoja në psikoanalizë, e nisa kur u divorcova për herë të parë, që për mua ishte një dhimbje e pabesueshme dhe nuk e kaloja dot”.

Për sa i përket kirurgjisë estetike, e cila përdoret gjithnjë e më shumë nga personat e pakënaqur me trupin e tyre, Belen është dakord - për sa kohë që nuk është invazive - por nuk kursen një kritikë për kirurgët që mbështesin kërkesat, ndonjëherë të panevojshme, për ndryshime radikale.

“Nëse dikush ka një shqetësim duhet të ndihmohet, jo të shqetësohet më tej. Sepse shoh kaq shumë njerëz të deformuar në pamje, në fytyrë. Pyetja që i bëj vetes është: pse njeriu duhet të shkojë te një kirurg plastik që të katandiset kështu? E përsëris: Unë jam dikush që e kam përdorur kirurgjinë, por mbështetem te njerëzit që nuk ta shkatërrojnë fytyrën. Ose tek ata që të thonë: jo, nuk të duhet kjo”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat