Semi Jaupaj me fjalë të mira për ish-partnerin Bojken Lakon

Mediale Vip

Semi Jaupaj me fjalë të mira për ish-partnerin Bojken Lakon

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 06:37
Semi Jaupaj

Edhe pse prej kohësh janë të ndarë nga lidhja 10-vjeçare, Semi Jaupaj ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon.

E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojkenin ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, është shprehur këngëtarja.

Ajo tha se Bojkenin e ka shumë xhan dhe është njëri shumë i bukur, por nuk konsumon dreka-darka me të, pavarësisht se ka shumë mirënjohje ndaj tij.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, ka thënë Semi.

Edhe gjatë kohës që ishte në BigBrotherVip, këngëtarja ka treguar se është ndarë paqësisht me Bojken Lakon dhe kjo nuk e pengon që t’i marrë atij mendime apo t’i kërkojë ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat