S’ka më kthim pas, Tom Brady dhe Gisele Bündchen po divorcohen

Mediale Vip

S’ka më kthim pas, Tom Brady dhe Gisele Bündchen po divorcohen

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:43
Tom Brady dhe Gisele Bündchen

Tom Brady dhe Gisele Bündchen, të cilët kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri javët e fundit, kanë punësuar secili avokatë divorci dhe po “eksplorojnë opsionet e tyre” në lidhje me martesën, tha një burim i afërt me ta për CNN.

Sipas burimeve, thuhet se Brady, shtatë herë kampion i Super Bowl, i cili aktualisht luan për Tampa Bay Buccaneers, dhe supermodelja Gisele Bündchen, kanë qenë duke u përballur me probleme në çift.

Brady u tërhoq nga NFL në shkurt, por më vonë e anuloi atë vendim. Ai mori një pushim 11-ditor nga kampi stërvitor në gusht për t'u "marrë me gjëra personale", sipas trajnerit të tij, Todd Bowles.

Në një intervistë me revistën Elle të botuar muajin e kaluar, Bündchen tha se kishte shqetësime për sa i përket kthimit të bashkëshortit të saj në fushë pasi dha dorëheqjen dimrin e kaluar.

“Ky është një sport shumë i dhunshëm dhe ne kemi fëmijët tanë dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm”, tha Bündchen. “Patjetër që kemi biseduar për këtë pa pushim. Por në fund të fundit, unë mendoj se të gjithë duhet të marrin një vendim që funksionon për ta. Ai gjithashtu duhet të ndjekë gëzimin e tij.”

Tom Brady dhe Gisele Bündchen u martuan në vitin 2009 dhe kanë bashkë dy fëmijë, djalin Benjamin Rein, 12 vjeç dhe vajzën 9-vjeçare Vivian Lake. Brady ka gjithashtu një djalë më të rritur, John Edward, 15 vjeç, me ish-partneren Bridget Moynahan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat