Zbulohet pseudonimi i Mbretit Charles III për Meghan Markle

Mediale Vip

Zbulohet pseudonimi i Mbretit Charles III për Meghan Markle

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:45
Meghan Markle

Mbreti Charles III ka një pseudonim për Meghan Markle. Charles përflitet se e quan nusen e djalit të tij, "Tungsten" për shkak të ashpërsisë dhe elasticitetit të saj.

Kështu shkruan ekspertja mbretërore Katie Nicholl në librin e saj të ri, The New Royals. 

Tungsteni, sipas Shoqërisë Mbretërore të Kimisë, ka pikën më të lartë të shkrirjes nga të gjitha metalet dhe është i lidhur me metale të tjera për t'i forcuar ato.

Charles, i cili mori fronin muajin e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II dyshohet se i është referuar nuses së tij me pseudonimin “Tungsten” për disa vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat