Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita Muçaj – Haradinaj: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Mediale Vip

Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita Muçaj – Haradinaj: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:31
Ramush dhe Anita Haradinaj

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj, ditë më parë festoi ditëlindjen e 42-të.

Ajo së fundmi në spektaklin “Dance With Me” u pyet nga prezantuesja Alketa Vejsiu se çfarë dhurate i bëri partneri i saj.

E njëjta theksoi se nga burri i ka marrë dhuratat me kohë, duke theksuar se e ka bërë kjo që është sot, ia ka dhënë epitetin nënë e grua.

Image
Anita Muçaj-Haradinaj

Nga Ramushi e kam marrë me kohë dhuratën, më ka bërë kjo që jam. Kam bërë tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua. Prandaj zgjohem duke thënë vdeksha unë për veten time”, u shpreh Muçaj.

Spikerja e lajmeve po ashtu sqaroi edhe deklaratën që bëri në një intervistë, ku tha se atë Ramushi në Instagram e ndjekë nga halli.

Mua ka 20 vite që më ndjek, tani ta ndjekësh dikë 20 vjet do të thotë ta ndjekësh nga halli. Kurse Loredanën e ndjek nga qejfi se gocat e bukura si Loredana normalisht që nga qejfi ndiqen. Pastaj është edhe edhe fresh”, vazhdoi më tej ajo.

Anita dhe Ramushi theksojmë që kanë bashkë tre fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat