Edi konfirmon se Arbana do të jetë moderatore e Festivalit të RTSH; ndërsa ai regjisor!

Mediale Vip

Edi konfirmon se Arbana do të jetë moderatore e Festivalit të RTSH; ndërsa ai regjisor!

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:58
Edi dhe Arbana

Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH.

Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga partneri i saj Eduart Grishaj,teksa ka qenë i ftuar në “Ditë pas dite”.

Për herë të parë Arbana Osmani do të jetë moderatore e Festivalit, ndërkohë që regjisor do të jetë Edi Grishaj.

“E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e Fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë.

Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”, u shpreh Grishaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat