Lë Top Channel për Kuvendin? Reagon Ori Nebijaj!

Mediale Vip

Lë Top Channel për Kuvendin? Reagon Ori Nebijaj!

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Oriela Nebiaj

Oriela Nebiaj ka reaguar pas lajmeve se do të lërë “Përputhen” dhe do zëvendësojë Grida Dumën në Kuvend. 

Në një postim në Instagram, Nebiaj shprehet se i duhet të marrë kohën e saj për të peshuar nëse do të angazhohet në politikë sërish.

Postimi i Orit: 

Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe pë rata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat