​Bebe Rexha dhe Ava Max nominohen edhe në NRJ Music Awards 2022

Mediale Vip

​Bebe Rexha dhe Ava Max nominohen edhe në NRJ Music Awards 2022

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:30
​Bebe Rexha

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, NRJ Music Awards 2022, do të mbahet më 18 nëntor. Organizatorët kanë publikuar listën e plotë të të nominuarve për edicionin 2022 të skemës prestigjioze të çmimeve.

Të nominuara në këtë mbrëmje çmimesh janë edhe dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare: Bebe Rexha dhe Ava Max. Kjo e fundit garon për të fituar çmimin në kategorinë “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”.

Ndërkohë Bebe Rexha është e nominuar për dy çmime: “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Ripërpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan. Kujtojmë që deri më tani e vetmja artiste shqiptare që ka fituar një çmim NRJ është Dua Lipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat