Ganimete Jashanica rrëfen ‘sherrin’ me Remzie Osmanin

Mediale Vip

Ganimete Jashanica rrëfen ‘sherrin’ me Remzie Osmanin

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 09:04
Ganimete Jashanica

Në rubrikën “Mes rreshtave” të emisionit “Kendiv” ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës së mirëfilltë shqipe, Ganimete Jashanica.

Ajo rrëfeu për shumë periudha të jetës së saj private, por edhe asaj profesionale.

Mes tjerash, këngëtarja u pyet edhe për raportet me kolegët e gjeneratës së saj.

Ajo tha se me të gjithë ka raporte të mira dhe gjithmonë mundohet t’i ofroj, sidomos ata që janë më të rinj në skenë. Mirëpo, ajo ndau edhe një episod të më hershëm që lidhet me këngëtaren tjetër të njohur dhe shumë të dashur për publikun, Remzie Osmanin.

Sipas Jashanicës, Osmani ia kishte marrë një këngë të saj dhe e kishte kënduar.

“Ishte një keqkuptim, por i kam thënë ma keni borxh një këngë”, tha pos tjerash Ganimete Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat