Johnny Depp rikthehet në “Piratët e Karaibeve” në rolin e kapitenit Jack Sparrow

Mediale Vip

Johnny Depp rikthehet në “Piratët e Karaibeve” në rolin e kapitenit Jack Sparrow

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 09:26
Johnny Depp

Johnny Depp do të kthehet në Piratët e Karaibeve në rolin e kapitenit Jack Sparrow, pesë vite pas filmit të fundit.

Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, ka planifikuar të bëjë disa xhirime provë në Britani në shkurt, sipas produksionit.

Një burim tha për The Sun, se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, do të jetë “A Day At The Sea”.

“Johnny do të kthehet si kapiten Jack Sparrow dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në MB”, tha burimi, duke shtuar: 

“Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin, i cili quhet A Day At The Sea. Johnny pritet të bëjë xhirime provë në fillim të shkurtit përpara se prodhimi filmit të fillojë. Bruce Hendricks, i cili ka punuar në tre filmat e parë, është emëruar si Producenti Ekzekutiv në projektin e ri. Të gjitha detajet e tjera po mbahen sekret. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet.”

59 vjeçari bëri debutimin e tij si Sparrow në The Curse Of The Black Pearl në vitin 2003.

Pesë filmat e parë fituan mbi 3.4 miliardë paund në mbarë botën dhe u raportua se Depp vetë kishte fituar mbi 200 milionë paund.

E ardhmja e tij në film u vu në dyshim pasi ai humbi gjyqin për shpifje kundër The Sun në nëntor 2020 pasi u etiketua si “dhunues i bashkëshortes” në një artikull të medias britanike, pasi Amber Heard e akuzoi për ushtrim dhune.

Depp, i cili u nda nga Amber Heard, 36 vjeç, në vitin 2016 pas një viti martesë, vazhdoi ta padisë atë për shpifje në SHBA dhe fitoi në qershor.

Gjatë atij gjyqi, ekipi ligjor i Heard e pyeti Depp nëse ai do të kthehej ndonjëherë, duke e pyetur: “Nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë, asgjë në këtë tokë nuk do t’ju detyronte të ktheheshit dhe të punonit me Disney në filmin Piratët e Karaibeve?”

Depp u përgjigj: “Kjo është e vërtetë”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat