“Largohuni nga çunat e mamit”/ Armina Mevlani e thotë troç: Vjehrra nuk mund të vijë në shtëpinë time sa herë të dojë!

Mediale Vip

“Largohuni nga çunat e mamit”/ Armina Mevlani e thotë troç: Vjehrra nuk mund të vijë në shtëpinë time sa herë të dojë!

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 12:12
Armina Mevlani

Armna Mevlani ka këshilluar të gjitha vajzat e reja që të largohen nga “çunat e mamit”.

Gjatë një diskutimi në “Goca dhe Gra” blogerja u shpreh se nuk ishte aspak dakort që një mashkull të vazhdojë të mbetet një ‘çun mami’ edhe pasi ka nisur të bashkëjetojë me partneren e tij.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.

Më tej, Armina nuk i pajtohej as mendimit të kolegeve të saj kur shpreheshin se nuk ka asgjë të keqe që vjehrra të të ndihmojë me punët e shtëpisë. Sipas modeles kjo gjë cënon intimitetin e një çifti dhe kjo gjë vlen dhe për mamanë e saj.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”- u kundërpërgjigj ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat