Kate do të jetë pjesë e podkastit të Meghan së shpejti?

Mediale Vip

Kate do të jetë pjesë e podkastit të Meghan së shpejti?

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:05
Kate, Meghan

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, së shpejti do të jetë e ftuara e kunatës së saj, Meghan Markle, në podkastin e saj Archetypes, ka pohuar një ekspert mbretëror.

Eksperti mbretëror Neil Sean pohoi në kanalin e tij në YouTube se Kate mund të shfaqet në podkastin e Meghan muajin e ardhshëm, ndërsa do të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Meghan i ka bërë ftesë Kate-it për të qenë mysafire në podkastin e saj, kur ajo dhe Princi Harry vizituan Britaninë e Madhe për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në shtator.

Sipas një raporti nga She Finds, Princi William dhe Kate Middleton do të jenë në Boston për çmimet Earthshot Prize më 2 dhjetor – kështu që podkasti mund të realizohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat