Fotot e saj nudo tek punonjësit Adidas, reagon e revoltuar Kim Kardashian

Mediale Vip

Fotot e saj nudo tek punonjësit Adidas, reagon e revoltuar Kim Kardashian

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:37
Kim Kardashian dhe Kanye West

Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme kundër Kanye West, duke përfshirë pretendimet se ai u tregoi anëtarëve të stafit pornografi dhe foto intime të Kim Kardashian.

Në lidhje me këtë pretendim ka reaguar edhe Kim Kardashian. Një burim i afërt me të, tha se ylli televiziv po ‘vlerësonte’ pretendimet dhe po punonte për të ‘konfirmuar’ detajet. “Kim është e neveritur. Ajo ndihet e dhunuar dhe e tmerruar”, u shpreh i njëjti burim.

Disa ditë më parë një person pohoi se West i tregoi atij një foto të qartë të yllit të realitetit televiziv gjatë një interviste pune në vitin 2018. “Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi i “Heartless” teksa kishte nxjerrë një foto “shumë zbuluese dhe personale” të Kardashian në telefonin e tij. Të paktën edhe një ish-punonjës tjetër ka treguar se ka pare një video eksplicite të Kardashian  e cila bëri kërkesë për divorc nga reperi në 2021.

Kur u pyet se West tregonte foto të themelueses së Skims, një person i tretë me sa duket i konfirmoi akuzat  pretenduan se West “nuk kishte frikë të shfaqte imazhe eksplicite ose të fliste për situata që duheshin mbajtur private”. Madje, ai u tregoi atyre edhe një video pornografike.  Një zëdhënës i Adidas tha: “Aktualisht nuk është e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta. Megjithatë, ne i marrim këto akuza shumë seriozisht dhe kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes menjëherë për të adresuar akuzat.  West ka folur më parë publikisht për vuajtjen nga një varësi ndaj pornografisë, duke thënë se shkatërroi familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat