Enisa zbulon mesazhet me Bebe Rexhën: “Ja surpriza që po përgatisim”

Mediale Vip

Enisa zbulon mesazhet me Bebe Rexhën: “Ja surpriza që po përgatisim”

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 08:37
Bebe Rexha dhe Enisa

Në puntatën e radhës të “Zemër Luana” e ftuar ekskluzive ishte ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Enisa, e cila po korr sukses të madh nëpër botë dhe këngët e saj numërojnë dhjetëra milion klikime.

Enisa ishte vendosur përballë lojës “Gol, gol bëhet autogol” në të cilën kishte foto të personazheve të ndryshëm shqiptarë, për të cilët duhet të kthente përgjigje.

Dy nga përgjigjet e pytjeve të drejtuar nga kapitenët përkonin pikërisht me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombetare Bebe Rexha.

Enisa zbuloi mesazhet me Beben dhe tregoi se kanë folur së bashku që të ishte këngëtarja që do të hapte turin e Rexhës, ndërsa në pyetjen se me cilin prej personazheve në porta do të donte një bashkëpunim, ajo shprehu emrin e yllit të hit-it “I’m Good (Blue)”, Bebes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat